11:22 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ganezi Quansah dikur ishte futbollist i Prishtinës

Mbrojtësi i Flamurtarit, Ben Nash Quansah që u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen me Prishtinën, në vitin 2017 kishte veshur fanellën bardhë e kaltër.

Por ai u largua nga skuadra, sepse trajneri Mirel Josa nuk i kishte dhënë hapësirë. Ai u transferua te Flamurtari në verën e vitit 2018.

Quansah është shok me sulmuesin ganez të Prishtinës, Basit Khalid.

Pikërisht pas ndërhyrjes në të Quansah u përjashtua me karton të kuq në minutën e 23-të. Por Flamurtari me 10 futbollistë fitoi 2-0. /Indeksonline/