17:38 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj bën një gjest human pas garës për Istogun (Foto)

Kandidati për kryetar të Istogut nga Alenca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj e ka bërë një gjest human për festat e fundvitit. Dreshaj ka dëshmuar se humaniteti i tij nuk ka lidhje me orientimin partiak duke ndarë ndihma për familjet në nevojë në Istog.

“Unë gjithmonë do të jem afër familjeve në nevojë, të cilat pushteti lokal fatkeqësisht deri tash i ka harruar.

Jam munduar gjithmonë të jem krah i familjeve në nevojë dhe i tillë do të jem gjithmonë.

Këtë kurrë nuk e kam bërë për poena politik, nuk e bëj as pas përfundimit të zgjedhjeve sepse për mua ka rëndësi njerëzia, jo interesi çfarëdo qoftë.

Do të bëj gjithmonë për Istogun, dje, sot, përgjithmonë” shkruan Dreshaj në Facebook.

Kujtojmë se Dreshaj është në ndjekje të procedurave gjyqësore në garën për Istogun duke pretenduar në parregullësi përballë Haki Rugovës. Dreshaj do të pret versionin e Gjykatës Kushtetuese për të mësuar verdiktin final të garës për këtë komunë./Indeksonline/