13:17 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gani Dreshaj: Ku është prokuroria? Ku po fshihen vjedhësit e votës?

Kandidati për kryetar të Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj vazhdon të jetë i bindur në manipulimin e procesit dhe rezultatit në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Dreshaj ka thënë se janë dorëzuar fakte shumë bindëse për manipulime, por shteti vazhdon të heshtë.

“Ne kemi dhënë emra, foto, video, dëshmi, të gjitha faktet për manipulime zgjedhore të dielën e 17 dhjetorit. Është befasuese se si prokuroria nuk ndërmerr asnjë hap ndaj njerëzve që ne kemi dhënë edhe dëshmi publike se kanë blerë vota.

Qaush Shpatolli ka qenë prijësi i krimit të organizuae në zgjedhje dhe nuk del organ që e kap, që e interviston apo arreston. Madje informacione shumë të sigurta të mijat tregojnë se i njëjti është takuar me Haki Rugoven i cili me siguri se e ka shtrënguar për të mos i zbuluar krimet e të dielës.

PZAP e dha vendimin e radhës skandaloz, por ne nuk do ndalemi të ndjekim rrugën në Gjykatë Supreme, deri në Gjykatë Kushtetuese. Ky rast nuk më sfidon mua si Gani sepse unë nuk do të përfitojë, por le të jetë sfidë e madhe për shtetin, ligjin dhe demokracinë në Kosovë. Unë u jam borgj 10 mijë votuesve të mi që të fitoj e drejta sepse ata dy herë votuan për ne dhe dy herë na u vodh fitorja në tavolinë” ka thënë Gani Dreshaj. /Indeksonline/