11:11 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / B O

Gara e rrallë në Angli me automjete të 1905-ës

Në mënyrë që konkurrentët të kualifikohen për këtë garë, e cila u mbajt për herë të parë në 1896, automjeti i tyre duhet të jetë prodhuar para vitit 1905.

Gara filloi në Hyde Park dhe përfundoi në qytetin bregdetar të Brighton-it në jug të Anglisë. Më shumë se 350 automjete të prodhuara para vitit 1905 morën pjesë në këtë ngjarje, festën më të gjatë të automobilave në botë.

Gara e parë në Londër e këtij lloji u organizua më 14 nëntor 1896. Gara organizohet çdo vit në fundjavën e parë të muajit nëntor dhe për të kujtuar kohën kur shpejtësia maksimale e automjeteve ishte vetëm 20 kilometra në orë.

Në fund të shekullit të 19-të, Britania miratoi “Aktin e Lokomotivave në Autostradë”.

Ai rriti shpejtësinë maksimale të lejuar të makinave në rrugë nga 6 kilometrat e mëparshme në 22.5 kilometra në orë.

Në 1876, u shfuqizua rregullorja që një person që valëvit një flamur të kuq duhet të lëvizë përpara çdo automjeti për të paralajmëruar këmbësorët për rrezikun e mundshëm të një “makine të shpejtë”.

Gara nga Hyde Park në Londër në Madeira Drive në Brighton është 95 kilometra e gjatë dhe automjetet e vjetra që marrin pjesë në garë vlejnë nga dhjetëra mijëra në më shumë se një milion paund.