12:53 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Garë tejet interesante, Lamborghini Urus vs Ferrari 458

DragTimes vjen me një video emocionuese të dy makinave. Bëhet fjalë për një garë të pazakontë. Do të shohim në garë Ferrari 458 Speciale kundër Lamborghini Urus.

Urus peshon 2,200 kg. Dhe kjo nuk ëshë një peshë e vogël krahasuar me Ferrari 458 Speciale i cili peshon vetëm 1,360 kg. Kjo është një diferencë shumë e madhe.

Lamborghini Urus është pak më e fuqishme se Ferrari. Ajo ka 641 kuaj fuqi, ndërsa 458 Speciale ka 597 kuaj fuqi.

Mund të mos ju duket si një garë e drejtë, por mbani mend që Lamborghini ka katër gomat aktive, ndërsa Ferrari ka gomat e pasme aktive. Mirëpo nëse Lamborghini ka një fillim të mbarë, mund të vazhdojë në avantazh gjatë garë.

Në fakt, pikërisht kjo ndodh. Urus në një mënyrë të habitshme kalon Ferrarin në start, dhe kësaj të fundit i duhet e gjithë pista për ta kapur.

Megjithatë në garën e parë Ferrari fiton, duke kryer të gjithë pistën për 11.670 krahasuar me 11.685 të Urus. Është më afër nga ç’e prisnim.

Ferrari kalon Urus dhe nuk e kthen më kokën prapa në garën e dytë, por kjo ndodhi sepse Ferrari u nis pak më heret se ç’duhet. Teknikisht, gara e dytë nuk numërohet.

Gara e tretë është pak a shumë si e para, por këtë herë Lamborghini fiton, me 11.635 krahasuar me atë të Ferrarit 11.855.

Ndërkohë që shpejtësia e Lamborghinit ishte 187.97 km/h, Ferrari arriti 197.5. kjo do të thotë që ka përshpejtuar më fort, pavarësisht lançimit superior të Lamborghinit.

Në fund, mund të themi që Urus na suprizon