22:59 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gashi: Jam shqiptar, ne jemi gjithmonë falënderues

‘Dita e Falënderimeve’ po shënohet në Amerikë dhe në vende të ndryshme të botës.

Kjo ditë karakterizohet me një drekë pranë njerëzve më të dashur ku mblidhen për të falënderuar për bekimet që jeta u ka ofruar, shkruan Indekonline.

Shumë figura të njohura kanë shprehur falënderimet e tyre përmes rrjeteve sociale, ndërsa pak më ndryshe ka vepruar reperi i njohur shqiptar, Gashi.

Reperi përmes një statusi në rrjetet sociale ka treguar se duke qenë shqiptarë ai është falënderues çdo ditë dhe jo vetëm sot.

“Unë jam shqiptar është gjithmonë dita e falënderimeve në shtëpinë tonë”, ka shkruar Gashi.

Ndryshe, reperi pritet të lansoj albumin e ri në janar të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/

Temat: