22:18 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gashi shënon dy gola në miqësoren e Colorado Rapids

Shkëlzen Gashi ka shënuar dopietë në ndeshjen miqësore që ekipi i tij Colorado Rapids ka luajtur kundër Las Vegas. Skuadra ku luan shqiptari ka triumfuar 0-3 me meritë të madhe të tij.

Sulmuesi kuqezi ka gjetur dy herë rrjetën duke treguar që është në një formë të mirë. Dy golat ai i ka shënuar në minutën e 23-të dhe 25-të. Për t’u përmendur është fakti që kjo ndeshje është luajtur për 80 minuta dhe jo për 90, pasi pjesët ishin nga 40 minuta secila.

Kujtojmë që 30-vjeçari Gashi luan te Colorado Rapids që në vitin 2016. Me ekipin Kombëtaren sulmuesi kuqezi ka shënuar një gol, në 16 paraqitje me fanellën e saj.