18:28 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gashi: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, i vonuar

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, e cila ishte iniciativë e udhëheqësve të vendit është e vonuar, por njëkohësisht i qëllimshëm.

Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, i cili gjatë një interviste në Info Magazinë të Klan Kosovës, i cili ka thënë se megjithatë ekzistojnë mundësitë që kjo të zhbëhet.

Sipas tij, për të zhbërë Gjykatën Speciale duhet të ndiqen rrugët juridike, e që do të thotë të bëhet ndryshimi i Kushtetutës, transmeton Indeksonline.

“Me Gjykatën Speciale i kemi krijuar dëm të madh vetes. Kërkesa për shfuqizim është e vonuar, mirëpo është e qëllimshme ngaqë jemi në prag të arrestimeve të para” ka thënë Gashi

Më tej ai ka thënë se ata të cilët pretendohet se do të jenë në mesin e të akuzuarve, kanë frikë personale, prandaj edhe janë bërë këto gjëra.

Ndërsa, Faton Klinaku, Sekretar i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, ka thënë se ata e kanë kundërshtuar edhe pa u miratuar ligji sepse kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale. Për këtë arsye ne e përkrahim çfarëdo iniciative për zhbërjen e saj./Indeksonline/