14:11 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gattuso flet për rastin e Donnarummas!

Sërish kanë filluar problemet mes Donnarummas dhe Milanit.

Agjenti i portierit italian, Mino Raiola ka kërkuar që kontrata të anulohet, për shkak të “dhunës morale”.

Për këtë rast ka folur edhe trajneri i Milanit, Genaro Gattuso.

Sipas tij nuk duket se ka probleme mes klubit dhe portierit, por duhet biseduar me Fassonen dhe Mirabellin.

“Nga këndvështrimi im nuk ka problem. Ata do të flasin me Fassone dhe Mirabellin nëse ka ndonjë problem. Unë flas me Gigion cdo ditë, nuk ka probleme, ai është i mërzitur për rezultatet e sidomos për golin e shënuar nga portieri i Beneventos”, ka thënë Gattuso.

Nëse Donnarumma heq dorë nga kontrata e Rossonerëve, atëherë ekipi i ardhshëm pritet të jetë Paris Saint Germain./IndeksOnline/

Temat: