21:50 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gattuso i kënaqur me fitoren, flet edhe për rikthimin e Ibrahimovic

Milani e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të kampanjës së re në Europa League.

”Rossonerët” kanë arritur të fitojnë përballë Olympiacosit me rezultat, 3-1 në shtëpi.

Dhe pas ndeshjes, trajneri, Gennaro Gattuso është shprehur i kënaqur me rezultatin, por jo edhe me paraqitjen e skuadrës së tij.

”Cutrone? Ai u vlerësua shumë në zhveshtore pas asaj që bëri, këto gjëra që ai bëri janë të mira për skuadrën”, tha Gattuso për Sky Sports, transmeton IndeksOnline.

”Jam i kënaqur me rezultatin, por ne mund të bëjmë edhe më mirë. Sa i përket Bakayokos, ai është duke ngecur, por ne kemi nevojë për të gjithë”.

Në fund, Gattuso ju përgjigjë edhe pyetjes së gazetarit në lidhje me një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic në Milan.

”Unë vetëm flas për lojtarët që i kam në dispozicion. Detyra ime janë rezultatet dhe t’i stërvisë lojtarët e mi”, përfundoi Gattusso./IndeksOnline/