10:52 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Gattuso në rrezik! Benitezi po e pret telefonatën!

Genaro Gattuso është në rrezik te stoli i Napolit.

Skuadra e Napolit ka investuar shumë gjatë afatit të verës – duke shpresuar për një titull në fund të sezonit 2020/21, shkruan IndeksOnline.

Mediat në Itali shkruajnë se Gattuso e ka të rrezikuar vendin e trajnerit dhe ndeshja e nesërme ndaj Spezias në Coppa Italia do të jetë vendimtare për teknikun italian.

Zëvendësuesit e Gattusos janë duke pritur në rend. Siç shkruan ‘Claciomercato’ kandidatë janë dy trajnerë; Rafa Benitez dhe Maurizio Sarri.

Madje thuhet se Benitez e ka telefonuar presidentin De Laurentiis – për t’i treguar se është trajner i lirë.

Kujtojmë që Benitez është larguar nga Kina./IndeksOnline/