23:49 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gattuso reagon pas barazimit me Betisin në ”Benito Villamarin”

Gennaro Gattuso pa gjëra pozitive e negative nga barazimui i Milanit, 1-1 me Real Betisin, teksa tani ai ka përballjen me Juventusin në fundjavë.

Gjuajtja e lirë e Susos shpëtoi Milanin nga humbja sonte në ”Benito Villamarin, teksa në grupin përkatës, ”Rossonerët”, renditen në vendin e tretë.

”Nuk ishim edhe aq të mirë sonte. Por, kemi bërë një paraqitje më të fortë kur ndryshuam sistemin në 3-4-3”.

”Ne pësuam gol shkaku i një gabimi, por duhet lavdëruar djelmoshat sepse ata sfiduan deri në fund dhe treguan karakter”.

”Nesër, ne duhet të shikojmë se sa lojtar kemi aktualisht në dispozicion”, u shpreh Gattuso./IndeksOnline/

Temat: