13:11 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Shevchenko: Gatuso ka ndryshuar fytyrën e Milanit

Fituesi i Topit të Artë me Milanin, Andrey Shevchenko ka komentuar punën e ish-shokut të tij të skuadrës, Genaro Gatuso si trajner.

“Unë dua të përgëzoj Gattuson për ndeshjen e natës së fundit. Milan luajti shumë mirë. Ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës, tani e shoh mentalitetin e tij në lojtarë, punoj shumë dhe ndihmoj njëri-tjetrin. Ky është Milani i Gattusos ”

“Romagnoli dhe Bonucci po luajnë shumë mirë, nëse vazhdojnë në këtë nivel ata mund të konsolidohen si një nga çiftet më të mira në Evropë. Unë e shoh Milanin mirë për derbin, i uroj Gattusos më të mirën, jam shumë i lumtur për të “