Gatusso: Ishte si një thikë
Gatuso u ndal në ndeshjen e parë si trajner i Milanit, duke barazuar me Beneventon me rezultat 2-2.
Një gol në minutën e 95-të i shënuar nga portieri është si një thikë në zemër për Genaro Gatuson.
“Mbase do të kishte qenë më mirë të kisha ‘ngrënë’ thikën, se sa të pësonim gol në fund. Vuajtëm në 15 minutat e fundit dhe pësuam një gol të çmendur.
“Nuk prisja të pësonim një gol nga portieri në të 95-ën. Gjithsesi, djemtë dhanë gjithçka, pësuam një gol të çuditshëm dhe ky është fati ynë i keq,” shprehet Gattuso për Mediaset Premium.
“Dua të falënderoj lojtarët e mi për dëshirën dhe vendosmërinë e treguar. Do të punojmë për t’u përmirësuar nivelin fizik dhe mendor, por nuk mund të qortoj lojtarët e mi ditën e sotme.
“Nuk mund të zhvillonim lojën tonë ashtu siç e kishim parashikuar, humbëm topin shumë herë kur e nisnim nga mbrojtja. Të mundohesh të bësh diçka të re është gjë e mirë megjithëse pati pasoja, Benevento kohët e fundit është përmirësuar.
“Kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe do të bëjmë çmos për t’u përmirësuar.”