09:31 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / OSH

Gazetari Arlind Sadiku: Edhe unë ndihem fajtor për vrasjen makabre të 18-vjeçares

Desha t’i them dy-tri fjalë rreth këtij rasti sepse këto mendime më kanë mundu dhe nuk pata qare pa e nda me ju, sepse edhe veten po e shoh fajtor për këtë vrasje makabre.

Pse?! Sepse i përkas anës mediale, e cila fatkeqësisht po ushqen fëmijët e të rinjtë me antivlera.

Dardan Krivaqa po dërgohet në stacionin e Policisë në Ferizaj -  Indeksonline.net

Mediat vazhdimisht promovojnë programe shfrenuese, e këngë degjeneruese, lakuriqësi, të cilat e nxisin fëmijun të devijoj, të ngacmojë seksualisht e të dhunojë.

Pastaj kur të plas dhuna sikur te ky rast, fajësojmë X njeriun a X institucionin.

Për këtë arsye po ndihem fajtor sepse i takoj një sektori që mendoj se është shkaktari më i madh i kësaj gjendje, dhe nuk po kam forcë të bëj diçka më shumë.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjarëve të viktimës

May be an image of 2 people and outdoors