22:52 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gazetari i ESPN: Ozil nuk udhëtoi fare kur ia treguan formacionin

Sipas një raporti të befasishëm nga gazetari i ESPN-së Brazil, Joao Castelo-Branco, këtë mbrëmje, Mesut Ozil zgjodhi të mos shfaqet fare për ndeshjen e Arsenal me West Ham United.

Edhe pse ishte një ditë shumë pozitive për kryeqytetasit, kishte një sinjal shqetësimi me mungesën e Ozil në skuadrën e Arsenalit.

Raportet e para thanë që mungesa e mesfushorit kishte të bënte për shkak që ai është i sëmurë, mirëpo gazetari i njohur i ESPN thotë se Ozil thjesht refuzoi të shkoj në “Emirates”.

Kjo për shkak se pas trajnimit Ozil u informua se ai nuk do të ishte startues në ndeshjën ndaj ëest Ham. /IndeksOnline/

Temat: