Ozil zbulon se çfarë ndodhi në ditën e tij të parë tek Arsenali
Mesut Ozil e ka rikujtuar ditën e tij të parë tek Arsenali, për të cilën thotë se ka qenë e veqantë.
Arsenali e transferoi mesfushorin turko-gjerman nga Real Madridi në vitin 2013 pas ardhjes së Luka Modric në klubin londinez.
Dhe gjatë konferencës së parë nga ai për shtyp tek Arsenali, Ozil kishte thënë: ”Unë do të vija këtu edhe falas, kjo nuk do të ishte problem”.
Por, deri më tani, Ozil nuk ka folur për ditën e tij të parë me Arsenalin, transmeton IndeksOnline.
”Ishte një kapitull i ri dhe isha i lumtur që do të luaja në një klub kaq të madh si Arsenali”.
”Kur unë arriva së pari në qendrën stërvitore, kishte shumë njerëz. Ishin duke më pritur mua. Ishte shumë speciale dhe një moment i mirë për mua”.
”Kjo ndjenjë ishte e mrekullueshme, madje edhe ndeshja ime e parë në Emirates ishte shumë speciale për mua”.
”Të gjithë tifozët më kanë mbështetur mua deri më tani dhe jam shumë falënderues ndaj tyre”, tha Ozil për faqen zyrtare të Arsenalit./IndeksOnline/