09:18 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Arsenalit tregon “problemin” me Mesut Ozil

Mesut Ozil u la në stol në fitoren e Arsenalit kundër Bournemouth.

Për më tepër, Emery bëri tri zëvendësime ndërsa Ozil nuk u ngrit nga stoli për nxemje dhe dukej që nuk ishte në plan për këtë ndeshje.

Kjo i ndodhi një lojtari që në sezonin e kaluar nënshkroi një kontratë me vlerë prej 350.000 funte në javë, shkruan indeksonline.

Pas ndeshjes, Emery shpjegoi pse Ozil nuk luajti asnjë minut në këtë ndeshje.

“Menduam, si mund të jemi më të mirë në ndeshjen e sotme?”

“(Është) një ndeshje shumë e kërkuar fizike dhe me intensitet … Kam vendosur për opsione të tjera”.

“Në fillim të sezonit ne flisnim çdo ditë për nevojën për të qenë konkurrues”.

“Duhet të organizohemi, ne kemi nevojë për cilësinë individuale për të përmirësuar performancën tonë”.

Kujtojmë se Arsenali mposhti Bornemouthin me rezultat 1-2 dhe tashmë mbetët vetëm një pikë larg Chelseas në garën për vendin e katërt në Premierligë. /IndeksOnline/

Temat: