11:57 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gazetari që hulumtoi 500 milionerë, kuptoi ku fshihet arsyeja e pasurisë së madhe!

Pothuajse një shekull më parë, gazetari Napoleon Hill u nis për një mision që të zbulojë dhe dokumentojë strategjitë e përdorura nga biznesmenët më të pasur dhe më të suksesshëm në Amerikë.

Ai studio më shumë se 500 milionerë të vetëshpallur mbi 20 vjet dhe hulumtimi i tij arriti kulmin në shitjen më të madhe të vitit 1937, ‘Mendo dhe rritu i/e pasur’, ku ndan si thotë ai sekretin e parave në 13 parime.

Parimi i tij i 10-të “misteri i shndërrimit seksual”-sugjeron se dashuria, romantizmi dhe seksi janë faktorë kritikë në përcaktimin e suksesit dhe pasurisë së dikujt.

Sipas Hill, dëshira e seksit është dëshira më e fuqishme e njeriut!

“Kur të përdoret dhe të ridrejtohet përgjatë vijave të tjera, kjo forcë motivuese mban të gjitha atributet e saj të zemërgjerësisë së imagjinatës, guximit etj…të cilat mund të përdoren si forca të fuqishme krijuese në letërsi, art, ose në ndonjë profesion tjetër ose thirrje, duke përfshirë, natyrisht akumulimin e pasurive. Dashuria, romanca dhe seksi janë të gjitha emocionet e afta për të çuar njerëzit në lartësinë e arritjeve super…Kur kombinohen këto tri emocione mund të ngrenë deri në lartësinë e një gjeniu”, shkruan The Independent, transmeton Indeksonline.

Sipas Hill, burrat që kanë arritje të mëdha në jetë dhe që arritën të grumbullonin shumë pasuri, u motivuan nga ndikimi i një gruaje.

Ndërkohë që ky parim duket pak i ngarkuar, duhet thënë diçka për të patur një partner mbështetës për të arritur sukses financiar-një ide që ka dalë dhe ka fituar rëndësi sot,  78 vjet më vonë.

“Zgjedhja më e rëndësishme e karrierës që ju do të bëni është që ju të martoheni”, ka thënë njëri nga drejtorët e Facebook-ut, Sh0hl Sanberg.

Ndërsa Catherine Alford kishte thënë se po të kishte zgjedhur një bashkëshort tjetër, jeta do të dukej më ndryshe.

Pretendimet e tilla janë mbështetur edhe nga një studim nga Brittany C.Solomon dhe Joshua J.Jacson nga Universiteti i Washingtonit në St.Louis, që tregon se të kesh një bashkëshorte të ndërgjegjshme mund të rrisë ndjeshëm pasurinë tënde.

Bashkëshortet e ndërgjegjshme tentojnë të lejojnë partnerin e tyre të përqendrohet më shumë në karrierën e tyre. Gjithashtu, njerëzit me bashkëshorte të ndërgjegjshme zakonisht ndihen më të kënaqur në martesën e tyre dhe kjo mungesa e stresit dhe dramës në shtëpi i lejon ata të sjellin më shumë energji emocionale dhe fizike për të punuar, thuhet nga hulumtuesit./Indeksonline/