21:27 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gazetari zviceran bën shqiponjën, ka një kërkesë epike për FIFA-në (Video)

Gjesti i Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë ka bërë bujë në mbarë mediat botërore.

Serbia është ankuar në FIFA me arsyetimin se dy futbollistët shqiptar kanë provokuar me simbole kombëtare, shkruan indeksonline.

Shtëpia më e madhe e futbollit ka hapur procedurë diciplinore për dy futbollistët, ku mund edhe të dënohen deri në dy ndeshje.

Në mbrojtje të tyre kanë dalë shumë njohës të futbollit, analist dhe gazetar në mbarë botën.

Një gazetar zviceran ka bërë shqipen me duar dhe kërkuar nga FIFA që t’ia tërheqin akreditimin.

Kjo video ka marrë vëmendjen në mbarë vendet ku shikohet sporti më i bukur në botë. /IndeksOnline/