20:00 / E Diele, 18 Qershor 2023 / AR

Genc Prelvukaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë, e përshkruan takimin me ta

Këngëtari shqiptar Genc Prelvukaj, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Nga atje ka publikuar disa fotografi duke përshkruar takimin, ku theksoi se ka qëndruar bashkë me ta rreth dy orë e gjysme, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Sot, pata kenaqesine te takoj ne Hage, disa prej krereve te luftes dhe kontribuesit me te medhenj te themelimit te shtetit te Kosoves, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn.

Te forte si shkembinj, me te ri se kurre, te dashur e te çelikte si çdohere tjeter. Dy ore e gjysme qe kaluan sa çel e mbyll syte. Njerez qe transmetonin pozitivet, force dhe dashuri te madhe per vendin.

Unike e shume te lidhur mes vete, krenare e te pathyeshem, secili prej tyre me dha ndjesi pozitive duke reflektuar besimin qe, sikurse edhe cdo beteje tjeter, edhe kete stuhi qe kane para vetes, do ta mposhtin njehere e mire.

Burgu dukej shume i vogel perballe historise se Thaçit e madheshtise se Veselit”, shkroi ai./Indeksonline/