13:29 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gënjen burrin dhe familjen për 9 muaj se ishte shtatzënë, zbulohet ditën që duhej të linte

Një grua pretendonte se ishte shtatzënë për nëntë muaj- më pas e inskenoi rrëmbimin e saj në ditën kur ajo duhej të lindte dhe tha se një bandë kishte prerë barkun e saj dhe kishin marrë fëmijën.

Kolumbiania, Antonela Milena Padilla, 37 vjeçe thuhet se përdori një jastëk për të mashtruar burrin e saj duke besuar se ajo ishte shtatzënë në një përpjekje për ta bindur burrin e vet për të mos e lëshuar.

Me kalimin e muajve ajo rriti madhësinë e barkut të saj duke mbushur jastëk me lecka dhe shtypur skanime me ultratinguj nga interneti për t’i treguar familjes dhe miqve.

Çuditërisht, burri i saj nuk dyshonte asgjë dhe kur dita e lindjes u afrua, u bë gjithnjë e më  i ngazëllyer se do të bëhet baba për herë të parë.

Por mashtrimi i inskenuar u zbulua këtë të shtunë, ditë kur ajo do të lindte me prere cezariane në një spital lokal.

Zonja Padilla, nga Barranquilla, Kolumbia veriore, thuhet se u largua nga shtëpia në orën 10 dhe u nis për në klinikë, por më vonë tha se ishte rrëmbyer nga një bandë me një kamion të kuq, të cilët e kishin futur brenda dhe madje e kishin droguar.

Ajo pretendonte se ku u zgjua në orën 17:00 atë mbrëmje jashtë një supermarketi në një pjesë tjetër të qytetit e kuptoi se foshnja nuk ishte më në bark.

Zonja Padilla thuhet se ka thirr në shtëpi dhe i ka thënë burrit dhe anëtarëve të tjerë të familjes se një bandë e trafikimit të organeve kishin prerë barkun e saj dhe kishin nxjerr fëmijën e saj në mënyrë që t’i shiste pjesët e trupit të fëmijët.

Të shqetësuar për shëndetin e saj, familja e saj e mori atë kundër vullnetit të saj në spitlsain lokal, ku mjekët e tronditur thirrën policinë, të cilët filluan një operacion masiv për të gjurmuar rrëmbyesit e dyshuarit.

Por, oficerët shpejtu filluan të dyshonin në historinë e gruaja, sidomos pasi një vlerësim spitalor vlerësoi se ajo nuk kishte pasur asnjëherë dëmtim me thikë.

Një test i mëtejshëm i gjakut zbuloi se ajo kurrë nuk kishte qenë shtatzënë .

Vjehrra e Padilla i tha gazetës Al Dia të Kolumbisë së gruaja vazhdoi të këmbëngulte se ajo ishte shtatzënë.

Ajo shtoi se djali i saj, që ndan një shtëpi me të në rrethin e San Salvadorit, nuk shkoi me të për kontrollet gjatë shtatzënisë dhe se preferonte të priste.

Padilla njoftohet se iku nga spitali në orën 3 të dielën në mëngjes, dy orë pasi testet e gjakut konfirmuar se aj nuk kishte qenë shtatzënë dhe vendndodhja e saj ende nuk dihet./Indeksonline/