20:24 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Genku e zhgënjen sërish Zhegrovën

Edon Zhegrova nuk është ftuar për ndeshjen me Sarpsborg 08 në Europa Legague.

Genku do të zhvillojë sonte nga ora 21:00 ndeshjen e 100’të evropiane, por pa talentin kosovar, Edon Zhegrova.

Ai nuk është në listën prej 23 lojtarëve të grumbulluar për këtë takim.

Kjo nuk është hera e parë që po i ndodh kjo shqiptarit, i cili po ka shumë pak minuta këtë edicion.

Zhegrova ka bërë tetë paraqitje këtë edicion për ekipin belg në të gjitha garat, duke llogaritur edhe 4 takimet kualifikuese për Europa League.

Ai gjithsej ka luajtur 457 minuta, ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një asist.