16:36 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gent Cakaj takohet me Johannes Hahn, diskutohet kontributi i Shqipërisë në stabilitetin rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Cakaj deklaroi se pati një diskutim të mirë me të duke nënvizuar arritjet thelbësore të Shqipërisë në reformat që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe kontributin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal, transmeton Indeksonline.

“Mirëpritëm mbështetjen e tij për të kundërshtuar dhe rezistuar çdo përpjekje për të destabilizuar dhe minuar progresin tonë drejt fazës tjetër të anëtarësimit në BE”, tha tutje Cakaj./Indeksonline/