18:34 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Genta Cana rikthehet fuqishëm në ekranin televiziv (Video)

Genta Cana është një nga prezantueset më të dashura dhe më të pëlqyera të publikut, madje ajo është nga të rrallat femra që udhëheq një emision sportiv, shkruan Indeksonline.

Por për disa muaj të gjithëve na ka munguar biondina bukuroshe që shquhet për linjat e saj trupore dhe gjithnjë komentohet për dukjen e saj plot stil.


Mirëpo Genta ka vendosur të rikthehet prapë të dashurisë së saj televizionit, ajo përmes një promo të lansuar tashmë në kanalin Youtube, paralajmëron rikthimin e saj që me padurim po e presim, veçmas adhuruesit e sportit.

Genta do të vije përmes emisionit “Minuta e Fundit me Genta Cana” në Klan Kosova./Indeksonline/