09:54 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nisin talljet me komentatorin shqiptar që ishte me Serbinë, prezantuesja kosovare ja dërgon një “mpuq”

Komentantori shqiptar sportiv në TVSH, Kosta Grillo ishte njëri prej personave më të përfolur në media, pas deklaratës skandaloze se do ta përkrah Serbinë në Botërorin “Russia 2018”.

Mirëpo, fitorja e mbrëmshme e shqiptarëve të Zvicrës padyshim se ka ‘hidhëruar’ në mas të madhe këtë gazetar.

Derisa në rrjetet sociale kanë nisur tallje me të. Prezantuesja e njohur, Genta Cana ia ka ‘thurur’ një fjali këtij gazetari të “dashur”. “Kostandin Grillo mos u mërzit amon për Serbinë, ju ka kon keq”, ka shkruar ajo.