21:42 / E Premte, 31 Mars 2023 / Gj. Sh

Georgina tregon vendin më të çuditshëm, ku e ka bërë me Ronaldon

Georgina Rodriguez është në një lidhje të konsoliduar ne Cristiano Ronaldon prej vitit 2016, teksa së fundi në një rrëfim ka zbuluar edhe vendin më të çuditshëm ku ka bërë seks me yllin portugez.

Në një dokumentar dedikuar asaj në Netflix, modelja argjentinase tha se ka qenë pikërisht një Spa, vendi më i çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon.

“Kisha bërë një tatuazh dhe nuk doja ta lagia krahun, ndaj gjithë ditën nuk u futa në det. Në mbrëmje kishim një Spa në dhomën e hotelit dhe u futa aty, por më pas nuk rezistuam, edhe pse mu desh të lagja krahun”, rrëfen Georgina në dokumentar.

Argjentinasja ka dy fëmijë me Cristiano Ronaldon, teksa bashkë jetojnë aktualisht në Arabinë Saudite, pasi ylli portugez është bërë pjesë e Al Nassr në kampionatin vendas.