09:39 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gerard Pique vazhdon të hedhë akuza në drejtim të Cristiano Ronaldos

Gerard Pique ka hedhur akuza të reja drejt Cristiano Ronaldos, pasi superylli botëror kaloi te Juventusi nga Real Madridi.

Pique dhe Ronaldo ishin rivalë të ”përbetuar” në La Liga, ku Pique luan për Barcelonën dhe CR7 kishte luajtur për Real Madridin.

Po, edhe pse Ronaldo është transferuar në itali, kjo nuk nënkupton se rivaliteti është shuar, transmeton IndeksOnline.

Në një ngjarje të PokerStars, ”thumbimet” u lëshuan sërish, ku Pique u pyetë rreth kalimit të Ronaldos te Juventusi.

Image: PA

Madje, Pique u pyetë nëse ky kalim do të kishte ndonjë efekt te ”Los Blancos”.

”Ata janë një klub që punojnë shumë”, u përgjigjë Pique, citon Daily Mirror.

”Humbja e Ronaldos është e rëndësishme për Real Madridin – ata tani do të bëhen skuadër dhe jo grup individësh”./IndeksOnline/