16:42 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Gerrard e do ish-bashkëlojtarin në skuadrën e Rangersit (Foto)

Steven Gerrard, trajneri i Rangers ka nisur bisedimet me futbollistë të rinj.

Legjenda e Liverpoolit do të jetë trajner i Rangers që nga sezoni i ri, transmeton IndeksOnline.

Ai ka filluar të bisedojë me disa futbollistë përfshi ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Martin Skrtel.

Drejtuesit e klubit skocez kanë bërë ofertë 4 milionëshe në drejtim të Fenerbahçes.

Përvec Skrtel, klubi i Rangers dëshiron ta transferoj edhe sulmuesin e Liverpoolit, Dominic Solanke./IndeksOnline/