23:05 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Getta Beqa shpallet kampione në Madrid

Getta Beqa sonte në Madrid ka arritur të zë vendin e parë në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness.

Geta përfaqësoj Kosovën në kategorinë ëellens Fitness, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” të cilat u mbajten në Madrid nga 26-27 maj.

Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.

Vitin e kaluar, Geta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian .Suksesi i arritur ka bërë që garuesja Kosovare të merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit. /IndeksOnline/