23:15 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gëzimi “ngatërron kabllot” – Në vend ta sulmojë pozitën, i “gjuhet” pa nevojë Vjosës

Ish-deputeti i Kuvendit, njëherësh kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka komentuar vendimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, kundër Hashim Thaçit.

Kelmendi përmes një shkrimi në “Facebook” pretendon se ky qëndrim i Vjosës po bëhet për t’iu hakmarrë kryetarit, Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

Dyfytyrësia e Vjosa Osmanit

Deputetja Vjosa Osmani ditë më parë ia humbi 8 mijë hektarë Kosovës duke votuar “Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, tani paska vendosur me dalë në “protestën” e VV-së kinse në mbrojtje të shtetit të Kosovës, shtet të cilin VV-ja nuk e njeh, por paret dhe meditjet ia merr.

Kjo është një hipokrizi e pastër dhe mashtrim klasik i popullit.

Deputetja Vjosa Osmani mandatin e kaluar e kundërshtoi “Ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit” të proceduar nga kryetari saj, kryeministri Isa Mustafa, ndërsa këtë mandat e votoi “demarkacionin” e proceduar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Deputetja Vjosa Osmani a thua vërtetë e ka brengë shtetin e Kosovës apo po dëshiron t’i hakmerret kryetarit të saj Isa Mustafa dhe nënkryetarëve të LDK-së.

Gëzim Kelmendi