20:52 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / C E

Giroud me supergol i jep tri pikë Chelseas në Ligën e Kampionëve

Chelsea ka marrë tri pikë të mëdha ndaj Rennes në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Londinezët fituan me rezultat 2-1 vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Chelsea kaluan të parët në epërsi me golin e Hudson Odoit në minutën e 22-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Guirassy pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Kur ndeshja po shkonte drejtë fundit, Olivier Giroud shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Chelsea është në vendin e parë me grup me 10 pikë, aq sa ka Sevilla që sonte mposhti  Krasnodarin. /IndeksOnline/