08:30 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Giuseppe Meazza”, nikoqir i spektaklit të garantuar mes Interit dhe Barçës

Interi është nikoqir i Barcelonës në ”Giuseppe Meazza” sonte në Champions League, me synimin për të fituar pas asaj humbje, 2-0 në ”Camp Nou” në ndeshjen e parë.

Katalunasit e fituan këtë ndeshje falë golave nga Rafinha dhe Jordi Alba, teksa si vendas, Interi synon t’i hakmerret sonte Barçës.

FC Barcelona v Real Madrid CF - La Liga

​Kur zhvillohet ndeshja? ​E marte, 6 nëntor
Në çfarë kohe zhvillohet? 21:00
Ku do të zhvillohet?​ ​”Giuseppe Meazza”
Gjyqtari?​ ​Szymon Marciniak.

Të rejat nga skuadrat:

Ka pasur dyshime në lidhje me atë nëse Barcelona do ta ftonte Lionel Messin, por në fund klubi vendosë ta ftojë 31-vjeçarin.

Por, ai nuk pritet të luajë nga minuta e parë për shkak të lëndimit në krah që e pësoi javë më parë në ndeshjen ndaj Sevillas. Tutje, Lenglet pritet ta zëvendësojë Umtitin, derisa Vermaelen gjithashtu mungon shkaku i lëndimit.

Nga ana tjetër, Interi e ka mirëpritur rikthimin e Radja Nainggolan nga lëndimi, teksa belgu shënoi gol në fitoren, 5-0 ndaj Genoas të shtunën. Përndryshe, Interi nuk ka ndonjë mungesë për sonte, transmeton IndeksOnline.

Formacionet e mundshme:

Inter: ​Handanovic; Vrsaljko, Miranda, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Gagliardini, Nainggolan, Perisic; Icardi

Barcelona: ​Ter Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Arthur, Busquets, Rakitic; Coutinho, Suarez, Rafinha.

Duelet ”kokë më kokë”:

Dy gjigantët evropian janë përballur mes vete 11 herë në ndeshje kompetitive, teksa historikisht, Barça është më e mirë – me gjashtë fitore.

Inter Milan's Portuguese  coach Jose Mou

Nga ana tjetër, Interi ka vetëm dy fitore, dhe tri barazime. Por, nuk duhet ta harrojmë gjysmëfinalen e famshme të vitit, 2010, ku ”Nerazzurrët” eliminuan Barcelonën.

Forma e fundit:

Pas humbjes nga Barça në ndeshjen e parë, Interi ka qenë në formë impresive, duke i renditur shtatë fitore rresht në Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit ka shënuar 16 gola gjatë kësaj periudhe, ku Mauro Icardi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit.

Teksa, Barcelona, pas ngecjeve në fillim të sezonit, ka marrë kontrollin në La Liga dhe në Grupin B në Champions League.

Me gjasë, Barcelona ka arritur rezultate më të mira gjatë këtyre javëve pa Lionel Messin, duke i fituar katër ndeshjet që prej lëndimit të argjentinasit ndaj Sevillas.

Këto janë pesë ndeshjet e fundit, të cilat dy skuadrat i kanë zhvilluar:

Parashikimi:

Me të dyja skuadrat në formë, sonte na pret një spektakël i vërtetë në Milano. Derisa Messi nuk pritet të startojë, shpresat e Interit varen edhe nga forma e Nainggolan.

FBL-EUR-C1-INTER-TRAINING

Nainggolan është bërë pjesë kyçe e Interit këtë sezon pas kalimit nga Roma në verë. Kështu që ai pritet ta tregojë potencialin e tij sonte.

Derisa Umtiti nuk luan sonte, dhe vendin e tij e zë Lenglet, Mauro Icardi pritet të ”shpërthejë” sonte me gola.

Parashikimi: Inter 2-2 Barcelona./IndeksOnline/