08:42 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjakova me tri rrugë të reja

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën (03.09.2018), do të përurojë disa rrugë në komunën e Gjakovës.

Shiriti i parë inaugurues do të prehet në rrugën Bardhaniq – Dashinoc rreth 7 kilometra e gjatë, në ora 11:00, për të vazhduar në rrugën Skivjan – Novosellë, e gjatë rreth 2 kilometra.

E fundit që do të vizitohet për këtë ditë nga ministri Lekaj, është rruga Pnish – Damjan me gjatësi mbi 5 kilometra, në orën 12:30.

Ftoheni që të dërgoni ekipet tuaja për të përcjellë përurimin e këtyre projekteve, të rëndësishme, sidomos për banorët e këtyre vendeve.

Temat: