07:26 / E Martë, 23 Janar 2018

Lekaj raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik për Bechtel – Enka

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me lidhur me pretendimet e Bechtel – Enka, për penalet që kanë derivuar nga mospërmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në ndërtimin e Autostradës “Arben Xhaferi”.

Kompania Bechtel-Enka kërkon nga punëdhënësi i saj në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës, edhe 63 milionë euro mbi shumën e kontraktuar për përfundimin e punimeve në autostradën Prishtinë – Han i Elezit, drejt Shkupit.

Në këtë dokument thuhet se palës kontraktuese i janë shkaktuar dëme dhe ka pasur vonesa në përfundimin e punimeve, si pasojë e pengesave nga punëdhënësi, Ministria e Infrastrukturës.

Por, ish-ministri Lutfi Zharku ka thënë se gjatë mandatit të tij është përmendur shifra prej 14.8 milionë eurosh dhe jo e shumës prej 63 milion eurosh.

“Ne kemi folur për 14.8 milionë, propozimi është në Qeveri për shkak të shtyrjes së afatit të punimeve”, ka thënë Zharku.

Komisioni po sot shqrton vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.