09:46 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

Gjakovari kapet në flagrancë duke vjedhur gypa metali

Një person në qytetin e Gjakovës ka tentuar të vjedh gypa metali.

I njëjti është kapur në flagrancë nga pronari, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE NË TENTATIVË

Rr. Luan Haradinaj, Gjakovë 09.10.2021 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është zënë duke vjedhur disa gypa metali në pronën e viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .