13:11 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjakovari rrah nënën e tij, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/