10:00 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / G T

Gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në raundin e dytë drejt Kupës së Botës

Rruga drejt Kupës së Botës FIBA 2027 do të filloj në Europë me raundin e parë para-kualifikues.

Në këtë raund bën pjesë edhe Kombëtarja e Kosovës, shkruan Indeksonline

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin A, me kundërshtarë të papërshtatshëm, si: Zvicra, Irlanda dhe Azerbajxhani.

Të enjten, Kosova pret në shtëpi Irlandën, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 19:00 dhe është e vetmja për vitin 2024 që zhvillohet në Palestrën Sportive në Prishtinë.

Kujtojmë që raundin tjetër e siguron kampioni i grupit, por ka mundësi të kaloj tutje edhe vendi i dytë më i mirë dhe ai që ka pikë më së shumti.

Gjatë këtij muaji, përveç ndeshjes me Irlandën, Kosova do të luaj edhe ndaj Azerbajxhanit më datën 25 shkurt./Indeksonline/