Gjen fotografitë e zhveshura ish të dashurës në telefonin e partnerit, tërbohet gruaja dhe i publikon në internet
Një grua ka kontrolluar telefonin e të dashurit dhe rastësisht në të ka gjetur fotografitë e zhveshura të ish të dashurës së tij.
Rachele Dale ka gjetur fotografitë e ish të dashurës së Alex Montogomery, i cili është partneri aktual i saj.
Këto fotografi, ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale ku ka më shumë se 2.000 ndjekës dhe ka paralajmëruar ish-in.
“Ato do të shpërndahen në internet nesër” ka shkruar ajo.
Por këto fotografi, ani pse u fshinë vetëm tetë minuta më vonë, u shpërndnë në internet.
Si pasojë e kësaj, Dale rrezikon të dënohet me burg për shkelje privatësie dhe publikim të pa autorizuar të fotografive./Indeksonline/