09:50 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / OSH

Gjenden 4 refugjatë në një maune, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht.

Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria.

Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës.