10:51 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjenden eshtra të njeriut në Pasjan

Gjatë punimeve të rrjetit të ujërave të zeza në fshatin Pasjan të Parteshit, nga një firmë ndërtimore janë gjetur disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, për rastin është informuar Prokurori i Shtetit dhe po punohet për sqarimin e rastit.

Ende nuk dihet se nga cila kohë janë eshtrat e gjetur një njeriut./Indeksonline/

Temat: