16:11 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjendet i groposur në Spanjë trupi i një shqiptari – Rezultonte i zhdukur prej një viti

Policia spanjolle zbuloi të shtunën e kaluar kufomën e një shtetasi shqiptar, i cili figuronte i zhdukur prej një viti. Trupi i pajet u gjet i varrosur në një depo industriale të braktisur Argentona. Trupi i pajetë ishte futur më shumë se një metër nën tokë dhe më pas ishte mbuluar nga një shtresë betoni.

Policia spanjolle që po heton çështjen flet për një krim pasioni. Dyshimet e para të policisë vunë në dukje faktin se ishte një krim i lidhur me veprimtarinë e një organizate dedikuar trafikimit të marijuanës dhe pastrimit të parave.

Megjithatë, verifikimi i tabulateve telefonike nxori se mesazhet ishin me natyrë pasionante.

Operacioni policor zbuloi strukturën e një grupi kriminal që përdorte ndërtesa industriale në të gjithë Katalonjën për kultivimin intensiv të marijuanës në ambiente të mbyllura.

Policia arrestoi më shumë se dymbëdhjetë anëtarë të saj dhe sekuestroi rreth 30 kilogramë marijuanë dhe gati 3,000 bimë.

Ndër të arrestuarit ishte dhe partnerja e viktimës dhe dy persona të tjerë që janë përfshirë gjithashtu në vrasje.

Si nisi historia

Në qershor të 2017, gruaja moldave do të denonconte në polici zhdukjen e shqiptarit, i cili kishte marrë prej pak javësh me qira një banesë tek moldavja.

Kjo e fundit iu drejtua policisë pasi është ndjerë e shqetësuar për fatin e shqiptarit, i cili kishte lënë sendet personale në banesë.

Një muaj më pas do të ishte vetë babai i shqiptarit që do të udhëtonte drejt Spanjës dhe do të denonconte zhdukjen e djalit në komisariatin e Granollers.

Siç raportojnë mediat spanjolle, bëhet me dije se babai kishte kallëzuar në polici se djali bashkëjetonte me moldaven dhe se jetonin prej vitesh në Katalonja. Ky zbulim nxiti dyshimin e policisë për përfshirjen e gruas në vrasje./ora news

Temat: