11:33 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sa paguhet një gjyqtar në Spanjë dhe sa në Kosovë

Gjyqtarët e futbollit në Spanjë kanë shijuar këtë sezon rritjen e pagave të tyre falë një marrëveshje të arritur ndërmjet Ligës Profesioniste të Futbollit dhe RFEF. Marrëveshja do të jetë në fuqi deri në vitin 2023 dhe në këtë mënyrë, gjyqtarët e La Ligas bëhen më të paguarit në botë.

Rritja e pagave ka qenë në masën 53 për qind në Divizionin e Parë, duke bërë që gjyqtarët të përfitojnë nga minimalisht 193.000 deri maksimalisht në 296.000 euro për sezon.

Në Divizionin e Dytë, rritja e pagës ka qenë në masë më të madhe, duke pësuar kështu një rritje prej 67 për qind këtë sezon, ndërkohë që do të arrijë në 82 për qind sezonin e ardhshëm.

Ndërsa, në futbollin kosovar gjërat qëndrojnë më ndryshe. Gjyqtari kryesor për një ndeshje paguhet 100 euro, asistentët nga 80, ndërsa i katërti 50 euro. /GazetaOlle