11:53 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ramos jep versionin e tij pasi i ”shkeli” këmbën Sterling – gjithçka që ndodhi

Sergio Ramos e ka dhënë versionin e tij pas tentimit për ta ”shkelur” Raheem Sterlingun duke postuar një video në Twitter për të treguar gjithçka që ndodhi.

Mbrojtësi spanjoll ishte kritikuar për veprimin e tij kundrejt sulmuesit anglez në ndeshjen, Spanjë – Angli, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nuk është hera e parë që Ramos përfshihet në momente kontraverse në fushën e lojës, dhe menjëherë kritikët iu vërsulën mbrojtësit të Real Madridit.

Deri më tani, Ramos nuk kishte reaguar për këtë, por të mërkurën, sot, dy ditë pas ndeshjes, spanjolli e theu heshtjen në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Duke postuar një video në Twitter, e cila tregon incidentin nga një pamje tjetër, Ramos e përshkroi videon kështu: ”Asgjë tjetër për të thënë”.

Pamjet tregojnë reagimin e Sterling nga një ndërhyrje e mëparshme, para se Ramos të arrinte te këmba e sulmuesit të Manchester Cityt./IndeksOnline/