18:03 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur në veturën e tij 57 vjeçari nga Malisheva

Policia rajonale e Gjakovës ka njoftuar se sot në mëngjes është gjetur i vdekur një person në fshatin Lladrovc të Malishevës.

Sipas njoftimit të policisë, i ndjeri është gjetur brenda veturës, derisa sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet për vrasje, transmeton Indeksonline.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Me datë 04. 08. 2018 në ora 09:30 stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Lladrovc në rrugë gjendet një veturë në të cilën dyshohet se është një person pa shenja jete.

Menjëherë policia me të gjitha njësitë relevante ka shkuar në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës S.B . 57 vjeçar kosovar/shqiptar.

Nga hetimet fillestare dyshohet për vrasje. Hetimet e drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në Gjakovë,  në mënyrë intensive po punojnë në  hetimin  dhe ndriçimin e këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. /Indeksonline/

 

 

 

 

 

 

Temat: