08:20 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjendet një fëmijë në veturën e çiftit të vrarë në qytetin shqiptar!

Policia ka gjetur një fëmijë të gjallë në veturën ku prindërit e tij u gjetën të vrarë sot në Shkodër.

Fëmija i çiftit Burhan Breçani (ose Bërham Bërcama, pritet konfirmimi nga Policia) ka shpëtuar, nuk ka pësuar dëmtime. Ai është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Burhan Breçani sipas burimeve jozyrtare ka qënë ish-shef i Krimeve në Pukë. Ai është vrarë me bashkëshorten e tij në veturën e tij poshtë pallatit ku banonte. Makina e tij ka targat AA006HA, njoftojnë mediat shqiptare.

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët dhe Policia nuk dha dhënë ende ndonjë deklaratë. Burime jozyrtare thanë se kryefamiljari nuk kishte pasur probleme në të kaluarën e tij.