14:45 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjendet një trup gjatë kërkimit të këngëtarit të zhdukur Rabbit Scott Hutchison

Gjatë kërkimit të këngëtarit të zhdukur Rabbit Scott Hutchison, policia ka gjetur trupin e një burri, transmeton BCC.

Zbulimi u bë në Port Edgar, në brigjet e Firth of Forth në mes të Urës së Rrugës së Fundit dhe Kalimit Queensferry, rreth orës 20:30 të enjten, përcjellë Indeksonline.

Identifikimi formal ende nuk ka ndodhë, por familja e zotit Hutchison është njoftuar.

36-vjeçari u raportua i zhdukur në orët e hershme të së mërkurës.

Ai u pa për herë të fundit në xhirimet e CCTV duke e lënë hotelin Dakota në South Queensferry aty pranë në ora 01:00./Indeksonline/