11:52 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete një person në Kaçanik

Një person është gjendur pa shenja jete sot në shtëpinë e tij, në qytetin e Kaçanikut, transmeton Indeksonline.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ku theksohet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

Ndryshe, me vendim të prokurorit trupi i është dorëzuar familjarëve të të ndjerit./Indeksonline/