12:24 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjendet pa shenja jete një serb në Novobordë

Në fshatin Tirincë të Novobërdës në oborrin e një shtëpie të pabanuar është gjetur pa shenje jete një mashkull i komunitetit Serb.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësorë është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/