22:05 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gjenerali Rama thotë se ushtria do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se miratimi i projektligjeve për transformimin e kësaj force në ushtri është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se kompetencat e FSK-së do të jenë të njëjta me ato të ushtrive moderne të shteteve demokratike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’.

Rama ka bërë me dije se FSK’ja do ta ketë për mision mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, por edhe obligimet e tjera që dalin varësisht prej nevojave të shtetit dhe të qytetarëve.

Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se FSK’ja do të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dalluar jugun apo veriun.

Gjeneralllejtnant Rrahman Rama ka treguar se me mandatimin e ri FSK’ja do t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 revervë.